Shifër e majme për futbollin shqiptar, ja rroga mujore e Hasanit

Futboll

Shifër e majme për futbollin shqiptar, ja rroga mujore e Hasanit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:15
Shifër e majme për futbollin shqiptar, ja rroga mujore e Hasanit

Ferhan Hasani u prezantua paraditen e sotme tek klubi i Partizanit dhe do të jetë në dispozicion në ditët në vazhdim për trajnerin Ilir Daja. Lojtari, i cili më parë ka luajtur me Helsinkin dhe ka një vlerë prej 400,000 euro sipas Transfermarkt, do të jetë një vlerë e shtuar për “Demat e Kuq”.

Edhe pse në moshë 30 vjeçare Hasani do të marë një trajtim të veçantë nga drejtuesit e Partizanit.

Sipas burimeve jozyrtare nga “Infosport”, sulmuesi do të përfitojë një pagë që varion nga 10,000-14,000 euro në muaj. Këto shifra mund të duken mjaft normale për vendet europiane, por për Shqipërinë cilësohen stratosferike.

Përvoja e Ferhan Hasanit me skuadrat e mëdha si Brondby dhe Wolsburg ka tërhequr drejtuesin Olsi Rama për ta sjellë në kryeqytet, me synimin për të përmbysur Vllazninë në luftën për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat