Domgjoni shënon në fitoren e Menemenspor!

Futboll

Domgjoni shënon në fitoren e Menemenspor!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:37
Domgjoni shënon në fitoren e Menemenspor!

Në ditën që Gentian Selmani mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit te Menemenspor pasi pritet të transferohet në Superligën turke te Yeni Malatayaspor, spikati David Domgjoni.

Ish-futbollisti i Laçit në Superiore ndihmoi të tijtë në suksesin 2-4 ndaj Altinordu në transfertë. Domgjoni shënoi me kokë golin e dytë të ekipit në minutën e 59-të duke shfrytëzuar centimetrat e tij. 

Kështu, 23-vjeçari vazhdon me paraqitjet pozitive të cilat e bëjnë që të fitojë vëmendje edhe më të madhe në klube më elitare. Ndërkohë, nga ana tjetër ky sukses ishte i rëndësishëm për Menemenspor pasi ia del t’i largohet fundit të tabelës duke u ngjitur në vendin e 14 me 19 pikë të grumbulluara.

Ky ishte goli i parë sezonal i Domgjonit i cili është aktivizuar në 15 ndeshje me Menemenspor në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat