Kush e thotë që ai është një trajner i madh?

Futboll

Kush e thotë që ai është një trajner i madh?

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:58
Kush e thotë që ai është një trajner i madh?

Chelsea vazhdon të jetë pa trajner, që kur drejtuesit e klubit vendosë të shkarkonin nga detyra Frank Lampard. Ish-mesfushori nuk po arrinte rezultatet e kërkuara dhe si pasojë nuk është më në krye të bluve të Londrës.

Ka ende shumë pikëpyetje se kush do të jetë pasuesi i tij në stol, edhe pse mediat angleze janë të sigurta se ai do të jetë Thomas Tuchel. Ish-trajneri i Tottenham dhe njëkohësisht daja i Frank Lampard, Harry Redknapp, kritikon zgjedhjen e gjermanit. nëse do të jetë vërtetë ai që do ta marrë drejtimin.

“Kush e thotë që ai është një trajner i madh? Të fitosh tituj te PSG-ja nuk të bën ty një trajner të madh.

Nuk tregon asgjë me këtë”, deklaron anglezi në një pronocim për “Football Daily”. Kujtojmë që Tuchel më parë ka drejtuar ekipe si Borussia Dortmund dhe PSG-në, ku me këta të fundit fitoi gjithçka përveçse Champions Leaguen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat