Seferi: Kjo është përfaqësuesja e parë e rajonit të Mitrovicës në vitin 1991-1992

Futboll

Seferi: Kjo është përfaqësuesja e parë e rajonit të Mitrovicës në vitin 1991-1992

Nga: K.G. Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:38
Bardhec Seferi, i pari në këmbë, në të djathtë

Ish futbollisti i mirënjohur, Bardhec Seferi, që periudhën më të mirë e kaloi në klubin me renome Trepça nga Mitrovica, ka publikuar një foto interesante te vitit të parë të pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe serb. 

“Në fillim të organizimit të pavarësimit të futbollit të Kosovës 1991/92 nga federata ish jugosllave, kjo është përfaqësuesja e parë e rajonit të Mitrovicës në stadiumin e Flamurtarit”, ka shkruar Seferi në profilin e tij në facebook.

Në foto shihen edhe Fisnik Lyta, Bashkim idrizi etj. 

Seferi ka qenë prej mbrojtësve më të mirë në vitet e 80-ta dhe të 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat