Derbi i Madoninës në Kupë

Futboll

Derbi i Madoninës në Kupë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:42
Derbi i Madoninës në Kupë

Alesandro Kostakurta nuk sheh favoritë për derbin e sotëm në Kupën e Italisë mes Interit dhe Milanit.

Në përvojën e tij, të tilla takime nuk kanë pretendentë absolutë dhe fituesi mund të vendoset nga detajet pasi është një ndeshje me ngarkesë të lartë emocionale dhe dallimin mund ta bëjnë faktorë si përvoja, fati apo talenti.

Në intervistën e tij për “Corrieredello Sport”, ish-mbrojtësi kuqezi ka preferuar ta komentojë derbin e Milanos në kuadër të titullit që sheh Milanin dhe Interin në krye të Serisë A të ndara nga dy pikë. “Interi është më i gatshëm për një objektiv si titulli. Cilësia dhe strategjia zikaltër kanë kohë që orientohen në këtë sens.

Milanin e shoh më argëtues e nuk besoj se dy humbjet në kampionat do të kenë pasoja”, shprehu Kostakurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat