​Skriniar para ndeshjes me Milanin: Derbi është derbi

Futboll

​Skriniar para ndeshjes me Milanin: Derbi është derbi

Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:24
Milan Skriniar

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar thotë se derbi është gjithmonë derbi përpara çerekfinales së mbrëmjes së sotme të Coppa Italia midis Interit dhe Milanit.

"Derbi është gjithmonë derbi, nuk ka rëndësi nëse është në Serie A apo Coppa Italia," tha Skriniar “Inter TV”.

"Ne duam të kalojmë në raundin tjetër, kështu që duhet të punojmë si ekip dhe të luftojmë nga minuta e parë deri në minutën e fundit".

Milani mundi Interin 2-1 në Serie A në tetor, kështu që si kanë ndryshuar “Nerazzurët” që nga ajo kohë?

“Tani jemi më solid, i kuptojmë gjërat më mirë dhe po punojmë që të bëhemi edhe më të fortë. Ne jemi përmirësuar dhe duhet të vazhdojmë kështu ", tha në fund Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat