​Përplasen keq Ibra dhe Lukaku

Futboll

​Përplasen keq Ibra dhe Lukaku

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:49
​Përplasen keq Ibra dhe Lukaku

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshje ndërmjet Interit dhe Milanit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Rezultati momental është 1-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli, përcjell KosovaPress.

Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë ka ndodhur një përplasje fizike ndërmjet Zlatamn Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut e cila erdhi pas një ndërhyrje të Alessio Romagnolit në sulmuesin belg.

Sulmuesi suedez u unkuadrua në debatin për këtë ndërhyrje dhe më pas ishte Lukaku ai i cili kërkoi kontaktin fizik me Ibran.

U desh ndërhyrja e bashklojtarëve të të dy skuadrave për të shmangur më të keqen ndërmjet dy ish-sulmuesve të Manchester Unitedit.

Lukaku vs Ibrahimovic

Ibra: “You little donkey”

“Go to your ??? shit”
pic.twitter.com/ZQB1w3CoxF

— Idris (@kingidris11111) January 26, 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat