Abraham qetëson ‘gjakrat’ te klubi i Chelseat!

Futboll

Abraham qetëson ‘gjakrat’ te klubi i Chelseat!

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:54
Tammy Abraham

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham ka qetësuar ‘gjakrat’ te klubi i Chelseat.

U spekulua shumë se lojtarët kishin ndikim të madh në shkarkimin e Frank Lampardit nga stoli i Bluve të Londrës. Madje thuhej se Toni Rudiger ishte fjalosur me kapitenin, Cezar Azpilicueta.

Megjithatë përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Abraham është munduar ta tregoj të vërtetën.

Ai thotë se lajmet e fundit nuk kanë kuptim dhe se Rudiger është një vëlla i madh për të gjithë në skuadër.

“Kam dëgjuar shumë gjëra jo të mira për Toni Rudigerin sot në rrjetet sociale. Toni është një vëlla i madh i joni”, ka shkruar Abraham.

Abrahami pasi këtij shkrimi ka marrë lavdata nga legjenda e Chelseat, Didier Drogba.

“Të lumtë djalë. Kjo është mënyra se si duhet të qëndroni të bashkuar. Arrini rezultate dhe tifozët do të ju falin gjithçka. Kritikat nuk janë të mira, por së bashku mund t’i arrini të gjitha”, ka shkruar Drogba.

Lampard është larguar nga Blutë, kurse sot në ndeshjen ndaj Wolves në stol do të jetë trajneri i njohur gjerman, Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat