Kurdiç prezantohet te Kukësi

Futboll

Kurdiç prezantohet te Kukësi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:09
Kurdiç prezantohet te Kukësi

Mbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç është futbollisti më i ri i Kukësit.

Klubi verilindor konfirmoi së fundmi në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshjen me klubin e Sarajevës për të huazuar deri në fund të sezonit 21-vjeçarin.

Nënkampionët e Shqipërisë kishin arritur prej ditësh afrimin e mbrojtësit ballkanas, por zgjedhja e formulës së transferimit të lojtarit dhe problemet burokratike vonuan zyrtarizimin e Kurdiçit si pjesë e Kukësit.

Pas mbrojtësit lituanez Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç është futbollisti i dytë i afruar gjatë merkatosë së janarit te Kukësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat