​Atalanta-Lazio, kryendeshja e Kupës së Italisë

Futboll

​Atalanta-Lazio, kryendeshja e Kupës së Italisë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:57

Pas një fitoreje në fundjavë kundër skuadrës së Milanos, Atalanta pret në shtëpi sot Lazion, në kuadër të Kupës së Italisë për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales.

Atalanta do të zhvillojë sot ndeshje kundër Lazios, ku brenda katër ditëve të dy skuadrat përsëri do të takohen me njëra-tjetrën, por ndeshja e radhës do të jetë në ligë, respektivisht në kuadër të Serie A.

Të dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku në vitin kalendarik 2021, asnjëra nuk di për humbje.

Pas gjashtë ndeshjeve në të gjitha garat, Atalanta ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, kurse në anë tjetër, skuadra e Lazios ka pesë fitore dhe vetëm një barazim.

Trajnerët Inzaghi dhe Gasperini kanë për qëllim të sigurojnë kualifikimin tutje drejt gjysmëfinales, dhe pritet që të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, ku formacionet e mundshme mund t’i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Ilicic; Muriel

Lazio (3-5-2): Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Pereira, Lulic; Correa, Immobile

17:45 Atalanta – Lazio (Stadiumi Gewiss)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat