Dukagjini me 6 përforcime

Futboll

Dukagjini me 6 përforcime

Nga: K.G. Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:31
Dukagjini me 6 përforcime

Klubi i futbollit Dukagjini nga Kina përforcohet me disa futbollistë dhe pretendon rikthimin në  elitë. 

“Dukagjini ka arritur marrëveshje me gjashtë futbollistë, e këta janë: Marrëveshje është arritur me futbollistin Rinor Kuqi, i cili luan ne pozitën e mbrojtës ne të dy krahët. Rinori sezonin e kaluar ishte pjesë e Onixit nga Banja ndërsa një kohë ishtë edhe tek klubi nga Istogu. 

Futbollistin gjakovar Jeton Dushi është përforcimi tjetër i klubit Dukagjini. Mesfushori është rikthyer me ngjyrat bardh e gjelbër. Dushi sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Drenicës nga Skenderaj ndërsa me parë ishte aktivizuar edhe tek Vllaznimi nga Gjakova.

Labinot Jashanica i cili vetëm para gjashtë muajë ishtë transferuar ne klubin nga Podujeva, KF Llapi. E pastaj ishte huazuar tek Malisheva, ku edhe ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor, është rikthyer ne Klinë dhe ne vazhdim të kampionatit do të jetë nën urdhërat e shtabit teknik të Dukagjinit.

Futbollisti Donat Hasanaj i bashkohet klubit Dukagjini ne këtë sezone pranverore. Donati luan ne pozitën e mesfushorit dhe mbrojtës të krahut. Ai ishte pjesë e Prishtinës sezonen e kaluar, ndërsa me parë ishte edhe tek Drita dhe Flamurtari.

Edhe një rikthim ne vendlindje, djaloshi talentuar Leorant Marmullaku përsëri me fanellën ku fillojë karrierën e tij. Lali për gjashtë muajë ishtë transferuar tek klubi Ballkanit nga Suhareka. Marmullaku luan ne pozitën e mesfushorit anësorë. 

Mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim është bashkuar ne klubin tonë. Kerim është paraqitur ne futbollin Turk, ishte antarë edhe i klubit FK Skopje. Vildani vitin e fundit është aktivizuar me klubin e Drenicës.

Ne ju dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit të Dukagjinit”, njofton KF Dukagjini, kampion vjeshtor në Ligën e parë, grupi A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat