Oraret kur do të luhen 2 derbit e Italisë në Kupë!

Futboll

Oraret kur do të luhen 2 derbit e Italisë në Kupë!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:06
Oraret kur do të luhen 2 derbit e Italisë në Kupë!

Për të gjithë apasionuarit e futbollit italian, në këtë sezon do derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të luhet dy herë më shumë, sepse zikaltrit dhe bardhezinjtë shorti i ka vendosur përballë edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë që do të luhen me vajtje ardhje.

2 mesjavat e ardhshme do të jenë vërtet magjike në futbollin italian pasi në harkun e 7 ditëve Interi dhe Juventusi do të sfidojnë dy herë të tjera njëra-tjetrën vetëm pak ditë pas atij dueli në kampionat që u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës së Contes.

Derbi i parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë do të luhet pas 5 ditësh pikërisht të martën e 2 shkurtit në orën 20:45 në San Siro me Interin që do të ketë dy mungesa big në këtë sfidë siç janë ato të Lukakut dhe Hakimit të cilët janë të skualifikuar.

Përballja e kthimit do të luhet pas një jave në datën 9 shkurt në Allianz Stadium aty ku do të përcaktohet edhe skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Kupës së Italisë. Të dyja këto supër përballje do të transmetohen live në ekranin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat