Kasami shënon, Baseli importon tre pikë nga Sioni

Futboll

Kasami shënon, Baseli importon tre pikë nga Sioni

Nga: K.Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:21
Baseli

Shqiptarët Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami treguan lojë shumë të mirë në fanellën e Baselit dhe u kthyen me tre pikë të mëdha nga Sioni.

Baseli triumfon me rezultat 3:2 ndaj Sionit, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Zvicrës.

Kasami shënon në minutën e 25-të, pas asistimit të reprezentuesit të Kosovës, Zhegrova.  

Në minutën e 15-të, Klose realizon golin e parë. Karlen ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 77-të.

Pas tre minutave (80’) van Wolfswinke thellon epërsinë në 1:3. Karlen sërish në skenën dhe ngushton humbjen në 2:3 në minutën e 83-të.

Kasami dhe Zhegrova u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 76-të. 

Young Boys udhëheq renditjen me 32 pikë apo ka gjashtë më shumë se Baseli, që zë pozitën e dytë dh Sioni është në pozitën e 8-të me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat