Ylli i Barcelonës do të rikthehet nga lëndimi pas dy muajve

Futboll

Ylli i Barcelonës do të rikthehet nga lëndimi pas dy muajve

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:57
Sergi Roberto

Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Sergi Roberto, pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao këtë fundjavë.

Roberto u lëndua në Wanda Metropolitano gjatë nëntorit të vitit të kaluar ndaj Atletico Madrid.

Megjithatë, Barcelona nuk e ka ndjerë aq shumë mungesën e tij pasi Sergino Dest e ka zëvendësuar atë.

Madje kohët e fundit edhe i riu Oscar Mingueza është duke luajtur në atë pozitë.

Katalunasit do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj Athletic Bilbaos të dielën më 31 janar me fillim nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat