Sadiku: S’kam frikë nga asgjë

Futboll

Sadiku: S’kam frikë nga asgjë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:46
Sadiku: S’kam frikë nga asgjë

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku mbërriti në Bolivinë e largët, dhe është gati për aventurën e tij të re me klubin e Bolivarit. 29-vjeçari, u prezantua ditën e sotme përpara mediave vendase, teksa u shpreh:

“Jam i lumtur që jam këtu! Të gjithë në klub më kanë mirëpritur jam gati të zbres në fushë. Shpresoj të bëj gjëra të mira për klubin. Të gjithë duam të jemi në Copa Libertadores, prandaj jam këtu. Do të jap maksimumin tim për këtë. Do të jetë e vështirë të arrijmë objektivin tonë, pasi kemi dy ndeshje të vështira përpara. Gjithsesi do të punojmë shumë për ta arritur atë. Do të jetë një ëndërr për mua.

Në të vërtetë nuk e njihja shumë, por drejtuesit më folën për projektin, klubin dhe në të njëjtën kohë fola me lojtarë nga Spanja të cilët më folën shumë mirë. Duhet të vendosja dhe nuk ishte e lehtë për mua. Është një përvojë e re dhe nuk kam frikë nga asgjë. Do të jap gjithçka për ekipin tim”.

Markos Rikelme ishte sulmuesi kryesor i Bolivar sezonin e kaluar, teksa realizoi 20 gola. Sadiku ka marrë numrin nëntë dhe në konferencë u pyet nëse do e zëvendësojë dot argjentinasin. “Do të jetë e vështirë, pasi më duhet të përshtatem pak këto ditë. Mua më pëlqen kjo përvojë dhe jam i sigurt për veten time. Shpresoj të shënoj shumë gola, në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur këtu.

E kam parë pak Rikelmen dhe është e vërtetë që ai shënoi shumë gola, por unë nuk mund të premtoj se do të bëj të njëjtën gjë. Gjithsesi do bëj gjithçka që të arrijmë objektivat e klubit. Mua më pëlqen të luftoj në zonë dhe të shënoj gola”, përfundoi Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat