U largua nga Skënderbeu, zbulohet skuadra e re

Futboll

U largua nga Skënderbeu, zbulohet skuadra e re

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:34
U largua nga Skënderbeu, zbulohet skuadra e re

U largua nga Skënderbeu, zbulohet skuadra e re!

Mbrojtësi Harallamb Qaqi shpalli ditën e djeshme divorcin me skuadrën e Skënderbeut, teksa mësohet se do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Kosovës.

Pas largimit nga korçarët, 27-vjeçari ka firmosur me Drenicën e Bledar Devollit. Qaqi rigjen te kjo skuadrë mbrojtësin Gjoni me të cilin ka luajtur te Laçi pak vite me parë. Si Qaqi ashtu dhe Gjoni pritet të jenë titullarë në repartin difensiv të skuadrës së Drenicës.

Kjo do të jetë eksperienca e parë në Kosovë për futbollistin 27-vjeçar, i cili në të kaluarën, ka veshur fanellën e shumë skuadrave italiane ku spikasin Verona dhe Karpi, ndërkohë që në Shqipëri ka qenë pjesë e Partizanit, Laçit, Kukësit, Kamzës, dhe së fundmi Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat