Khedira do të kthehet pas 11 vitesh në Bundesligë

Futboll

Khedira do të kthehet pas 11 vitesh në Bundesligë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:34
Khedira do të kthehet pas 11 vitesh në Bundesligë

Sami Khedira i jep fund përvojës me Juventusin në Serinë A.

Mesfushori gjerman, i cili ka mbetur jashtë projektit të Pirlos, sipas “Kicker” është shumë pranë firmës me Herthan e Berlinit. Khedira mësohet se ndodhet nga e shtuna në kryeqytetin gjerman dhe gjatë ditës së sotme do të kryejë ekzaminimet mjekësore. Pastaj ai do të nënshkruajë një kontratë për dy vjet e gjysmë.

Khedira do të kthehet pas 11 vitesh në Bundesligë. Mesfushori, në fakt, është larguar nga Gjermania në vitin 2010 për të kaluar te Real Madrid, ndërsa në vitin 2015 ai iu bashkua Juventus me një transferim falas.

Te “Zonja e Vjetër”, Khedira fitoi pesë kampionate, 3 Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat