Tifozët nuk bëjnë shaka për ekipin e zemrës

Futboll

Tifozët nuk bëjnë shaka për ekipin e zemrës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:38
Tifozët nuk bëjnë shaka për ekipin e zemrës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku ultrasit e klubit të Marsejës kanë sulmuar qendrën stërvitore të klubit, si shenjë proteste ndaj keqmenaxhimit të bordit drejtues.

Autoritet franceze kanë bërë të ditur se rreth 300 ultras kanë goditur policët që ishin vendosur për të mbrojtur institucion sportiv. Të pajisur me flakadanë dhe lëndë plasëse, tifozët i kanë vënë flakën mjedisit rrethues.

Portieri Steve Mandanda dhe mbrojtësi Alvaro Gonzalez dolën për t’u përballur me protestuesit, por u sulmuan nga këta të fundit.

Madje sppanjollit iu vodhën disa sende personale nga huliganët. Arsyeja kryesore e acarimit të tifozëve është mos shpenzimi në lojtarë cilësorë, të cilët çuan në eleminimin nga Champions League dhe rënia në pozitën e 7-të në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat