Resuli flet para sfidës me Ukrainën

Futboll

Resuli flet para sfidës me Ukrainën

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:49
Resuli flet para sfidës me Ukrainën

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Ukrainës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, Grupi 1.

Nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli kuqezinjtë u stërvitën në sallën e Parkun Olimpik të Tiranës, ku të dielën ora 18:00 do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë e eliminatoreve. Grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë, ndërsa skuadra është stërvitur për rreth 1 orë.

Duke folur para ndeshjes me Ukrainën, trajneri i Kombëtares, Erind Resuli tha se kuqezinjtë foli për objektivat e kuqezinjve dhe problematikat që ka skuadra sa i përket mungesave.

“Ukraina dhe Kroaci janë skuadra shumë të forta dhe janë në elitën e vendeve më të mira evropiane në futbollin e sallës. E kam thënë qysh në fillim këtë gjë dhe ne sigurisht do të mundohemi t’u përgjigjemi duke dhënë maksimumin tonë. Objektivi ynë në këtë grup është Danimarka, që është skuadër e nivelit tonë dhe nëse parakalojmë danezët e kemi arritur një pjesë të misionit tonë.

Kemi probleme në organikë, pasi 4 nga lojtarët kryesorë të formacionit na mungojnë. Nëse do të kalojmë këtë fazë do të kualifikohemi në 16-she, pra në finalet e Kampionatit Europian. Mendoj se është një objektiv që ne na shkon, pastaj se çfarë mund të na sjellë fusha, këtë nuk e dimë kurrë.

Ne e kemi përmbushur misionin deri në atë pikë që na është kërkuar, tani kemi arritur në një nivel shumë të lartë konkurrence dhe do të përpiqemi të marrim maksimumin”, – tha trajneri Resuli.

Shqipëria e Futsallit luajti ndeshjen e parë të eliminatoreve të Europianit ndaj Kroacisë më 27 janar në transfertë. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 4-1 nga një prej skuadrave më të fortë në Europë. Në këtë grup, që kryesohet aktualisht nga Kroaci me 6 pikë pas dy ndeshjesh, bën pjesë edhe Danimarka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat