Dortmundi gati ta shesë Haalandin

Futboll

Dortmundi gati ta shesë Haalandin

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:40
Erling Haaland

Klubi gjerman, Borussia Dortmund thuhet se është gati të dëgjojë ofertat për Erling Haaland – menjëherë.

Sipas mediumit France Football, Dortmund beson se shansi më i mirë për të maksimizuar vlerësimin e Haaland është të shesë tani lojtarin.

Kontrata e Haaland mbart një opsion prej 75 milionë euro nga viti 2022 dhe BVB besojnë se ata mund të marrin më shumë nga përfaqësuesi i Norvegjisë nëse e nxjerrin atë në shitje tani.

Kjo gatishmëri e tyre për ta shitur sensacionin norvegjez ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të alarmohen.

Liverpool, Chelsea, Real Madridi dhe Manchester Unitedi po përmenden të gjitha si destinacione të mundshme për ish-talentin e Moldes.

Sidoqoftë, në Francë sugjerohet që Manchester City aktualisht është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e Haaland, pasi babai i tij Alf-Inge luajti me sukses në të kaluarën në Etihad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat