Ibrahimovic në ‘gjah’ për dy rekorde të reja

Futboll

Ibrahimovic në ‘gjah’ për dy rekorde të reja

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 10:47
Zlatan Ibrahimovic

Në karrierën e tij, Zlatan Ibrahimovic ka lënë shenja në çdo vend dhe kundër çdo skuadre.

Në fakt, janë të rralla skuadrat që nuk kanë pësuar se paku një gol nga suedezi.

Sipas Gazzetta dello Sport, në koleksionin e Ibrahimovicit janë duke munguar Crotone dhe Spezia, kundërshtarët e radhës të Milanit në Seria A.

Por, motivimi është i thjeshtë, Zlatan në nëntë vitet në Seria A, nuk është përballur kundër tyre.

Suedezi është në ‘gjah’ t’i shënojë gol skuadrës së 31-të në Itali.

Mbetet të shihet gjatë kësaj jave, nëse Ibrahimovic do t’i përmbush qëllimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat