Berisha, Çilafi e Sefo firmosën me Besën e Dobërdollit

Futboll

Berisha, Çilafi e Sefo firmosën me Besën e Dobërdollit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:11
Berisha, Çilafi e Sefo firmosën me Besën e Dobërdollit

Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit ka qenë shumë aktive gjatë ditës së sotme.

Për skuadrën që ka ambicie për në ligën e dytë kanë nënshkruar katër emra të njohur të futbollit vendor, të cilët i prezantoi drejtori sportiv Visar Baftiu.

Egzon Aziri, sulmuesi anësor 24 vjecar i cili ka një përvojë të madhe në ligën e dytë duke ardhur nga Vardar Forina, pastaj talenti i ri 20 vjecar, Halil Berisha, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, që ka luajtur në Metalurg, FC Shkupi dhe Vardar-Forina.

Ilas Çilafi, mbrojtës i majtë 22-vjecar, që vjen nga Teteksi, ndërsa më parë ishte pjesë e KF Shkëndija dhe Gostivari si dhe mesfushori 20 vjeçar Altin Sefo, i cili më herët ishte pjesë e Renovës, Shkupit dhe Vëllazërimit të Kërçovës.

Nga KF Besa paralajmërojnë edhe dy prurje të reja në skuadër dhe do të mbyllin afatin kalimtar të dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat