Vidal: Gjithmonë numri 22 del nga fusha!

Futboll

Vidal: Gjithmonë numri 22 del nga fusha!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Vidal: Gjithmonë numri 22 del nga fusha!

Skuadra e Interit u mposht nga Juventus me rezultatin 1-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

Trajneri Antonio Konte nuk do të ketë të gatshëm Arturo Vidal, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe ky i fundit nuk e priti aspak mirë vendimin e Kontes për ta zëvendësuar në minutën e 73.

“Gjithmonë numri 22, del gjithnjë nga fusha 22”, ishin fjalët e Vidal.

Mbetet për t’u parë si do ta menaxhojë Konte këtë situatë pasi ai njihet se është nga ata trajnerë që nuk pranon shumë kundërshtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat