I qeshur/ Publikohet video e fundit e Maradonës: Jam pak i copëtuar, por...

Futboll

I qeshur/ Publikohet video e fundit e Maradonës: Jam pak i copëtuar, por...

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Maradona

“Jam pak i copëtuar, por gjithçka është në rregull”. Këto janë fjalët e para të Maradonës në një video që i dërgon mjekut që e operoi. Kjo video është zbuluar së fundmi nga mediat argjentinase dhe thuhet se bëhet fjalë për filmimet e fundit para se legjenda e futbollit të ndërronte jetë.

Është filmuar në kuzhinën e banesës së tij në Tigre, ku jetoi deri në momentet e fundit. Shihet se është me partneren e tij, Veronica Ojeda. Fjalët e tij janë të ngadalta, si nëpër dhëmbë, teksa ende kishte fashon në kokë pas operacionit.

“Ju e dini që nuk më pëlqejnë gjërat intime, por kur jam me njerëz të mirë dal nga foleja. Një puthje Luke. Leopoldo Hasinto Luke”.

Ky mesazh do të lehtësojë në mënyrë domethënëse situatën ku ndodhet mjeku që e operoi i cili deri më tani ka qenë nën hetim për mjekim dhe kujdesi jo të duhur ndaj Maradonës. Nën hetim është edhe psikiatrja Agustina Cosachov, e cila akuzohet gjithashtu për diagnostikim jo të saktë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat