Ronaldo nuk largohet nga Juventusi

Futboll

Ronaldo nuk largohet nga Juventusi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Ronaldo nuk largohet nga Juventusi

Cristiano Ronaldo pritet të qëndrojë te Juventusi deri në fund të karrierës.

Mediat në Itali besojnë se Ronaldo do të firmosë një kontratë të re njëvjeçare me Juven deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo i cili bëhet 36-vjeçar nesër (e premte) po vazhdon me formën e tij fantastike në Serien A. Këtë sezon ai ka bërë 23 gola në 22 ndeshje.

Edhe pse spekulohet se Ronaldo karrierën do ta vazhdojë në Amerikë (MLS), "Tuttosport"-i shkruan sot se sulmuesi portugez do ta mbyllë karrierën në Torino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat