Bayern injoron Boatengun

Futboll

Bayern injoron Boatengun

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Bayern injoron Boatengun

“Bild” nuk është aspak optimist për sa i përket të ardhmes së Zherom Boateng te Bajerni i Mynihut.

Sipas medies gjermane, lojtarit ende nuk i është ofruar një rinovim dhe kjo mund ta shtyjë atë të largohet në fund të sezonit.

Bajerni ka fokusuar të gjitha energjitë tek Dajot Upamekano i cili pritet të vijë në fund të sezoni, dhe si rrjedhojë nuk ka në plan të rinovojë me ish lojtarin e kombëtares gjermane.

Boateng është lënë në mes të katër rrugëve, në pritje për të marrë një përgjigje rreth rinovimit. Një largim i tij në fund të sezonit duket se do të jetë i pashmangshëm.

Herta e Berlinit është gati t’i ofrojë një kontratë lojtarit i cili familjen e ka në kryeqytet dhe do të ishte i lumtur të luante atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat