Zidane pritet të largohet në verë

Futboll

Zidane pritet të largohet në verë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:47
Zidane pritet të largohet në verë

Eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe dalja nga gara për titullin kampion kanë komplikuar jo pak të ardhmen e Zinedine Zidane në pankinën e Realit të Madridit, pasi vetëm triumfi në Ligën e Kampionëve do ta mbante në punë edhe sezonin e ardhshëm.

Presidenti madrilen Florentino Perez po mendon që tani për pasardhësin e francezit në pankinë e “Los Blancos” dhe sipas mediave spanjolle dy janë kandidatët favoritë, Massimiliano Allegri dhe Raul Gonzales.

I pari ka fituar 5 tituj kampionë radhazi me Juventusin dhe ka çuar bardhezinjtë dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj pëlqehet shumë nga Perez dhe për më tepër është pushim për të dytin sezon radhazi.

Vetë Allegri do të mirëpriste emërimin në pankinën e klubit më të suksesshëm në Europë, pasi do të kishte mundësi të garonte sërish për objektiva madhorë, përveçse do të përfitonte një pagë të majme.

Nga ana tjetër Raul Gonzales është një ish futbollist legjendar i madrilenëve, që aktualisht po drejton Real Madrid Castilla-n në ligën e tretë dhe po bën të njëjtin rrugëtim që bëri Zidane para se të fitonte tre Champions radhazi me kryeqytetasit spanjollë.

Për më tepër, Raul është një njohës i mirë i ambientit te Reali dhe kampionatit spanjoll, ndërsa edhe tifozëria madrilene vijon ta dojë e vlerësojë maksimalisht, ndaj do të mirëpriste emërimin e tij në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat