Kërkon fonde emergjente

Futboll

Kërkon fonde emergjente

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Kërkon fonde emergjente

Derisa ka raporte të përziera për ofertën e bërë nga BC Partners për ta blerë Interin, gazeta e njohur Financial Times ka shkruar se pronarët e Suning janë “duke u ngutur për të marrë minimumi 200 milionë dollarë para emergjente”

Financat e klubit janë në situatë të ndjerë pas efekteve të pandemisë dhe Qeveria e Kinës nuk dëshiron më të investojë në klube të huaja futbolli.

Negociatat për të shitur shumicën e aksioneve të BC Partners duket se kanë ngecur, edhe pse gazeta Il Sole 24 Ore në Itali ka shkruar sot se një propozim është bërë nga ta për t’u shitur 750 milionë euro plus 400 milionë mbulimi i borxheve.

Rritja e kapitalit duhet të jetë 200 milionë euro deri në fund të 2021 që klubi të vazhdojë ecurinë si duhet.

Kërkesa është afër 900 milionë euro, kështu që ata janë larg arritjes se një marrëveshjeje.

Sipas Financial Times, Sunin janë “duke u ngutur që të ngritin 200 milionë dollarë para emergjente” në përgjigje për “krizën financiare” në klub.

“Klubi vazhdon që të flet me BC Partners por edhe me investitorët e tjerë potencial duke përfshirë këtu edhe borxhet si ato për Ares Management dhe  SoftBank – që është në pronë të Fortress Investment Group”.

“Të tjerët që janë duke e përcjell situatën është edhe fondi privat suedez, EQT dhe amerikanët e Arctos”.

Raporti i FT po ashtu thotë se “një person që kishte njohuri për bisedimet me Suning që ata ishin larg shitjes se aksioneve, edhe pse ata fitonin më humbje në investime, se sa ta lënë klubin që të bankrotonte”.

Suning pritet të këtë probleme me Qeverinë e Kinës, pasi që ia ka paguar 1.5 miliard borxhe vitin e kaluar kurse sivjet ata janë në borxh rreth 1.2 miliard dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat