Edhe policia federale gjermane e konfirmoi lajmin

Futboll

Edhe policia federale gjermane e konfirmoi lajmin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:17
Edhe policia federale gjermane e konfirmoi lajmin

Liverpool dhe RB Leipzig do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve me 15 shkurt dhe sipas të gjitha gjasave, “The Reds” nuk do mund të udhëtojnë në Gjemrani.

Sipas “SkySports”, Qeveria gjermane nuk do lejojë të udhëtojë Liverpoolin në Gjermani shkaku i shpërthimit të mutacionit të ri të COVID-19 në Angli, dhe zgjidhja më e mirë do ishte per RB Leipzig të zhvillonte ndeshjen kthyese në Angli.

Qeveria gjermane ka ndaluar hyrjen në të gjithë fluturimet nga zonat e prekura nga mutacionet COVID-19 deri të paktën më 17 Shkurt, me përjashtimet e vetme të bëra për qytetarët ose banorët gjermanë.

Sipas artikullit, ka gjasa që ndeshja të zhvillohet në njërin nga stadiumet e Londrës.

Edhe Policia federale gjermane e konfirmoi lajmin.

“Policia federale informoi klubin RB Leipzig sot se klubi nuk bën përjashtim në rregulloret dhe se ndeshja duhet të zhvillohet jashtë shtetit, si zgjidhja e vetme”, u tha në deklaratën e Policisë federale.

Sipas artikullit, ndeshja mund të reduktohet vetëm në një ndeshje dhe do të zhvillohej në terren neutral për të dyja skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat