Shehi: Skënderbeu? Nuk ka ndeshje të lehta

Futboll

Shehi: Skënderbeu? Nuk ka ndeshje të lehta

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Shehi: Skënderbeu? Nuk ka ndeshje të lehta

Orges Shehi sfidon të shkuarën e tij. Këtë të shtunë Tirana do të presë në Selman Stërmasi Skënderbeun dhe për trajnerin e ri të bardhebluve kjo do të jetë një ndeshje e veçantë pasi te korçarët Shehi luajti për pjesën më të madhe të karrierës si futbollist duke arritur suksese të jashtëzakonshme ndërsa nisi edhe karrierën si trajner.

Edhe pse Skënderbeu pozicionohet në vendin e fundit dhe pak ditë më parë ndryshoi trajnerin duke ia besuar stolin Migen Memellit, për Orges Shehin nuk ka ndeshje të lehta dhe Tirana duhet të japë maksimumin për të marrë tre pikët në këtë sfidë.

“Në Superiore nuk ka ndeshje të lehta, duhet gjithmonë impenjim maksimal. Skënderbeun e vlerësojmë nga emri, jo nga renditja në tabelë. Ne që jemi profesionistë futbolli na bën të ndryshojmë skuadra. Nuk është e vështirë të kem përballë Skënderbeun”.

“Lojtarët e rikthyer nga dëmtimi? Gjendja nuk është më e mira e mundshme sepse lojtarët vijnë pas dëmtimeve, jemi mundur ti menaxhojmë dhe të mos i dëmtojmë deri kur të kthehen në formën e tyre më të mirë. Skuadra po më përgjigjet, të paktën në stërvitje”.

“E rëndësishme është të rikthejmë besimin në vete. Jemi kampionë në fuqi dhe duhet të sillemi si të tillë. Për merkaton merret klubi. Largimet e mundshëm te Muçit dhe Ismajlgecit? Jemi në periudhë merkatoje dhe lakohet emrat e dy lojtarëve më të mirë tanët. I kam takuar të dy dhe i kam thënë të jenë të qetë sepse ajo që është shkruar do ndodhë”.

“Sulmi? Kam 1 javë që e kam marrë skuadrën. Statistikat nuk i kam parë. E rëndësishme është që kemi fituar 1-0, nuk kemi pësuar gol. Sigurisht do mundohemi të luajmë në sulm, ashtu siç na ka hije. Do i marrim ndeshjet një nga një dhe do bënim gabim nëse bëjmë ndryshe”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat