Perisic: Jemi të parët, kjo ka rëndësi

Futboll

Perisic: Jemi të parët, kjo ka rëndësi

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:52
Ivan Perisic

Interi e ka mposhtur Fiorentinën në kuadër të xhiros së 21’të në Serie A.

Me golin e Barellas dhe Perisic, Interi fitoi tre pike të plota, duke grumbulluar kështu 47 pikë.

Pas ndeshjes foli edhe realizatori i golit të dytë, Perisic i cili tha se ata morën tre pikë të rëndësishme.

“Unë mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne kishim shumë mundësi të shënonim, mund ta mbyllnim më herët ndeshjen, por morëm tre pikë të rëndësishme”, tha Perisic.

“Ne jemi të parët, kjo është ajo që vlen. Tani, ne shkojmë në Torino për të fituar”, përfundoi Ivan Perisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat