Nuk kanë fund problemet për Realin

Futboll

Nuk kanë fund problemet për Realin

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:02
Nuk kanë fund problemet për Realin

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe dëmtimet e shumta këtë sezon, tashmë te Reali i Madridit duhet të bëjnë edhe kapitenin.

Serxho Ramos do i nënshtrohet operacionit, për shkak të problemeve që ka shfaqur ne menisk. Në këtë situatë, mbrojtësi do të mungojë për Realin për 1 muaj e gjysmë.

Spanjolli do të humbë kështu ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Atalantën në Ligën e Kampioneve, me Atletiko Madridin në fillim të marsit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë Ramosi pritet të rikthehet në fushë në ditët e para të muajit prill dhe do të ishte kështu i gatshëm për ndeshjen me Barcelonën, e planifikuar për t’u zhvilluar më 10 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat