Batatina kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume

Futboll

Batatina kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:32
Batatina kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume

Trajneri dhe donatori në klubin e Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar me ngulm rikthimin e tifozëve në stadiume.

Shkaku i pandemisë COVID-19, në mbarë botën dhe jo vetëm në Kosovë, tifozët nuk lejohen në stadiume.

Por, duke parë tubimet masovike të politikanëve kosovarë në prag të zgjedhjeve parlamentare, Batatina thotë se duhet të rikthehen edhe tifozët në stadiume.

“Ndoshta është kërkesa më e arsyeshme për t’i rikthyer tifozët në tribuna. Momentalisht po ka tubime masovike me qytetarë në këtë kohë zgjedhjesh”, ka deklaruar Batatina në “ATV”.

“Pasi që po ka salla të mbushura me qytetarë, pse të mos ketë edhe futboll me tifozë. Është momenti i duhur që së paku 30 përqind të stadiumeve të mbushen me tifozë”, tregoi ai.

“Mendoj se këtu po dëmtohen klubet. Nuk e di çfarë arsye kanë këta politikanët tanë, se si e vështirësojnë mirëqenien e qytetarëve, e cila është e lidhur me sportin në përgjithësi”, vlerëson trajneri llapjan.

“Duhet të bëhemi bashkë me klubet e futbollit, FFK-në dhe KOK-un dhe të jemi njëzëri. Pasi që po ka tubime, pse të mos ketë tifozë në stadium, kur do të mund t’i respektonim masat”, përfundoi Tahir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat