Sulejmani shënon, Hannoverli fiton  

Futboll

Sulejmani shënon, Hannoverli fiton  

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:54
Sulejmani shënon, Hannoverli fiton  

Hannoverit importon tre pikë shumë të vlefshme në luftë për t'u ngjitur sa më lart në tabelën e Bundesliga II. 

Futbollisti nga Kosova, Valmir Sulejmani, është kreator i fitores së Hannoverit me rezultat 2:1 ndaj Braunschweig-ut.

Në minutën e 34-të, Sulejmani brenda 16-shit me goditje të fortë shënon për 1:1 dhe Ducksch realizon golin e fitores në minutën e 36-të. Për vendasit realizon Ji Dong-Won (17').

Sulejmani u paraqit deri në minutën e 71-të, duke kontribuar në fitore. Florent Muslija u paraqit në dy minutat e fundit për Hannoverin.  

Hannoveri ngrihet në pozitën e pestë me 32 pikë, ndërsa Braunschweig është i 17-ti me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat