Izzo: Kam sajuar një dëmtim për të mos luajtur

Futboll

Izzo: Kam sajuar një dëmtim për të mos luajtur

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Izzo: Kam sajuar një dëmtim për të mos luajtur

Mbrojtësi i Torinos dhe kombëtares italiane, Armando Izzo ka bërë një deklaratë tronditëse para prokurorisë anti-mafia, pasi ka zbuluar se i është dashur të sajojë një dëmtim, për të mos luajtur në një ndeshje të fiksuar.

Bëhet fjalë për ndeshjen Modena-Avellino, ndërsa Izzo ishte pjesë e këtyre të fundit dhe sfida u luajt në mars të 2014-ës, por pasi kishte nuhatur se çfarë po kurdisej, mbrojtësi 28-vjeçar napolitan ishte hequr si i dëmtuar dhe nuk kishte luajtur.

Këto deklarata Izzo i ka bërë në Pallatin e Ri të Drejtësisë në Napoli, ku po hetohet për përfshirjen e Camorrës në bastet sportive dhe mbrojtësi 28-vjeçar ishte ftuar të jepte dëshminë e tij mbi atë që di.

I lindur në Napoli më 1992-shin, Izzo ka qenë pjesë e Triesinës e Avellinos, para se të transferohej te Genoa më 2014-ën e më pas te Torino më 2018-ën, ndërsa së fundi e ka ftuar edhe Roberto Mancini në përfaqësuesen italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat