Shehi: Seferi lojtar i shkëlqyer

Futboll

Shehi: Seferi lojtar i shkëlqyer

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Shehi: Seferi lojtar i shkëlqyer

Orges Shehi i gëzohet suksesit të tij të dytë në stolin e Tiranës në po aq ndeshje. Bardheblutë mposhtën 2-0 në kryeqytet, skuadrën ku Shehi bëri karrierë si futbollist por edhe hodhi hapat e parë si trajner, pikërisht Skënderbeun. Në intervistën për Gol pas Goli Shehi vlerësoi paraqitjet e Seferit dhe Muçit, ndërsa foli edhe për futbollistët që kanë ardhur nga dëmtimet.

“E dinim që ishte e vështirë sot. E nisëm mirë, shyqyr konkluduam shpejt. Pas dy golave menduam të administrojmë rezultatin, edhe për efekt energjish. Më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për t’u rikthyer aty ku e kanë lënë. Jemi kampionët në fuqi, më pëlqen edhe sjellja e djemve.Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Të mendojmë për ata që kemi afër dhe ndeshjet tona.

Lojtarët e ardhur nga dëmtimet do i aktivizojmë pak nga pak. Kështu bëmë më Gyamfin dhe Çelhakën. Gradualisht do e marrin formën dhe minutat e duhura, nuk duhet t’i ngarkojmë shumë. Janë të rëndësishëm për të ardhmen tonë”.

“Realisht nuk është se jemi munduar të mbrohemi për të mos pësuar. Duhet të jemi të ekuilibruar kur kemi topin. Janë të dhëna të mira, një skuadër që do të fitojë duhet të jetë e fortë në prapavijë. Më vjen mirë që Seferi shënoi, edhe të tjerët do të shënojnë. Rëndësi ka ekuilibri i skuadrës. Seferi? Është lojtar që nuk do koment. Më vjen mirë që po na ndihmon, po sakrifikon edhe në mbrojtje.

Çdo trajner do donte ta kishte në skuadër. Do të vijë momenti i bashkëpunimit me Muçin, i cili po tregon pjekuri, bravo i qoftë, pasi është i ri në moshë, por nuk po ndikohet nga zërat dhe momenti jo i mirë“, përfundoi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat