Hoxhallari: Po rikthehet Tirana

Futboll

Hoxhallari: Po rikthehet Tirana

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Hoxhallari: Po rikthehet Tirana

Erjon Hoxhallari, gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme me Tiranën ndaj Skënderbeut. Megjithatë mbrojtësi pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli” është shprehur se nuk kanë rëndësi statistikat personale, por më e rëndësishme është ajo e ekipit.

“Besoj se nuk ka vlerë, që të shikoj statistikat personale. Duhet të shikojmë ekipin, që po kalonte një periudhë të vështirë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të rikthehemi Tirana e vitit të kaluar. Mund t’ia dalim, nëse i marrim ndeshjet një nga një dhe punojmë fort.

Ne jemi dy, unë dhe Ismajlgeci. Unë mund të luaj edhe në qendër. Trajneri ka menduar që unë të luaj në qendër dhe Ismajlgeci të na japi më shumë mundësi dhe hapësira. Unë ndihme shumë mirë në qendër.

Ndikojnë shumë mungesat e të dëmtuarve. Çelhaka dhe Kale ishin dy shtyllat e ekipit në sezonin e kaluar. Po rikthehen pak nga pak dhe mendoj se do të na japin një ndihmë shumë të madhe.”, u shpreh Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat