Gasperini gjen justifikim

Futboll

Gasperini gjen justifikim

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:58
Gasperini gjen justifikim

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka reaguar pas ndeshjes ndaj Torinos të cilën Atalanta kishte avantazh prej tre golësh.

Atalanta shënoi tre gola për 20 minutat e parë të ndeshjes dhe dukej se kjo do të ishte sikur një “shëtitje në park” për skuadrën e Gasperinit, por Torino befasoi me këmbngulësinë e tyre dhe u rikthyen nga disavantazhi për të barazuar rezultatin.

Pas ndeshjes, Gian Piero Gasperini, e cilësoi skuadrën si të lodhur.

“Lodhje. Kanë qenë 10 minutat e fundit të pjesës së parë ku jemi dukur që jemi ndalur tërësisht. Fundamentalisht, skuadra ishte tejet e lodhur”, tha ai.

“Nuk kishim freskinë që duhet të kishim. Ndoshta arsyeja është sepse jemi kthyer vonë nga Napoli dhe lojtarët që luajtën atë ndeshje kanë pasur vështirësi”, tha Gasperini.

“Për disa ishte lodhja, për disa tjerë ishin shkëputur nga loja. Jemi vet fajtorë për këtë rezultat. Kemi bërë gabime kur ndeshja shkonte në favorin tonë”, përfundoi Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat