Zidane flet për operimin e Ramos: Ishte i domosdoshëm

Futboll

Zidane flet për operimin e Ramos: Ishte i domosdoshëm

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:06
Sergio Ramos

Zinedine Zidane ka folur për lëndimin dhe operimin e Sergio Ramos, duke thënë se vendimi ishte i duhur, pasi lojtari ishte në limitet e tij.

Real Madridi ka fituar pa kapitenin, i cili nuk është paraqitur në fushë që nga humbja në Superkupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbaos me 14 janar.

Zidane ka thënë se operacioni ishte i nevojshëm për kapitenin.

“Ishte e rëndësishme për të.  [Operacioni] duhej të bëhej dhe është mirë. Duhej të bëhej sepse ai ishte në limit”, ka thënë Zidane.

Sa i përket rikuperimit është folur për një muaj mungesë, ndërsa Zidane thotë se periudha e kthimit fillon nga nesër.

“Ai do të fillojë shërimin e tij nga nesër [e diel]”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat