Ozil i kërkon falje tifozëve

Futboll

Ozil i kërkon falje tifozëve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Ozil i kërkon falje tifozëve

Mbrëmë u zhvillua derbi turk ndërmjet Fenerbahces e Galatasarayt, duel ky në kuadër të javes së 24.

Feneri e humbi këtë sfidë me rezultatin final në 0:1, ku golin e vetëm për Galatasarayn e shënoi, Abdallah.

Pas ndeshjes foli edhe transferi i ri i Fenerbahces, Mesut Ozil i cili i kërkoi faljet tifozëve që derbi i tij i parë shkoi keq.

"Dëshiroja që derbi im i parë me ekipin tim të përfundojë ndryshe, na vjen shumë keq për rezultatin mbrëmë. Por unë erdha në Fenerbahçe për të fituar fitore dhe për t’i gëzuar ato me shokët e skuadrës dhe tifozët e mi.

Rruga jonë është e gjatë dhe shpresojmë që kampionati të jetë i suksesshëm nëfund…. ne gjithmonë do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për këtë klub", shkruajti Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat