Pochettino tregon situatën e Neymarit

Futboll

Pochettino tregon situatën e Neymarit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Maurizio Pochettino

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, ka folur për ndeshjen me Marseille që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 24-të të Ligue 1.

Sot në orën 21:00 do të zhvillohet derbi numër 100 i ashtuquajtur “Classique”, ndërmjet Marseille dhe Paris Saint Germain.

Para neshjes, Maurizio Pochettino, foli për brazilianin Neymar dhe tregoi situatën e skuadrës.

“Neymari nuk ndihet mirë, dhe lojtarët e tjerë kanë pasur gjithashtu probleme. Do të shohim se si shkojnë gjërat nga tani deri nesër, ai nuk ishte në gjendje të stërvitej dhe ne do të shohim nëse ai mund të paraqitet në skuadrën e ditës së ndeshjes”, tha ai.

“Marquinhos dhe Verratti u stërvitën me skuadrën, ne do të marrim një vendim mbi paraqitjen e tyre nesër, nuk e di ende se kush do ta fillojë ndeshjen nesër. Navas po rikuperohet mirë, por ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Marseille”, tha argjentinasi.

“Në ndeshje si kjo, është futbolli që është gjithmonë më i rëndësishmi. Ana psikologjike e gjërave është një element i rëndësishëm, ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur midis mendësive dhe emocioneve. Ne duhet të jemi inteligjentë në qasjen tonë, natyrisht. Lojtarët e dinë se çfarë përfaqëson kjo ndeshje. Nuk do të duhet shumë për ti motivuar, ata e dinë se çfarë presim prej tyre”, përfundoi Murizio Pochettino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat