Në Serbi çuditen me shqiptaren e Kosovës, e krahasojnë me....

Futboll

Në Serbi çuditen me shqiptaren e Kosovës, e krahasojnë me....

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Në Serbi çuditen me shqiptaren e Kosovës, e krahasojnë me....

Dje, futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani,  tregoi lojë të madhe, duke shënuar het-trik për fitoren e Real Madridit, me rezultat 3:1 ndaj Valencisë.

Media serbe  “espreso.co”, çuditet me  shqiptaren e Kosovës, duke e krahasuar tregolëshin e saj edhe me ish futbollistin Bebeto të Brazilit. 

“Kosovare Asllani, futbolliste e Real Madridit, shënoi het-trik për vetëm 155 sekonda.

Në raundin e 19-të të Primera për futbolliste, ajo arriti të shënonte tre gola kundër Valencisë për  vetëm dy minuta dhe 35 sekonda, dhe kështu vendosi një rekord.

Ky është het-triku më i shpejtë në Spanjë dhe një prej më të shpejtëve në përgjithësi. 

Bebeto i famshëm shënoi një het-trik për Deportivon në vitin 1995 në Primera Division.

Anëtarja e Kombëtares së Suedisë, është me origjinë nga Kosova.

Ajo shpesh thekson me krenari rrënjët e saj dhe gjatë Kupës së Botës 2018, ajo shkaktoi një stuhi në publikun serb sepse iu dha mbështetje futbollistëve me origjinë shqiptare të cilët festuan golat e tyre me shenjën e ‘shqiponjës shqiptare’ kur luanin për Zvicrën”, shkruan ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat