Trajnerët më të mirë në Europë

Futboll

Trajnerët më të mirë në Europë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:06
Trajnerët më të mirë në Europë

Afati kalimtar i dimrit për blerjen dhe shitjen e futbollistëve është mbyllur, por ajo e trajnerëve nuk mbyllet asnjëherë.

Ka nga ata që u kanë dhënë besim trajnerëve të tyre dhe ata që kanë vendosur të ndryshojnë dhe duhet të zgjedhin një të ri.

Janë të shumtë trajnerët në pritje në Europë. Më poshtë janë renditur më të mirët, sipas transfermarkt.

Massimiliano Allegri

Emri më i rëndësishëm i listës. Pas fitoreve të mëdha të arritura me Juventus-in, Allegri është në pritje të ofertës së duhur. Real Madrid dhe Manchester United mbeten alternativat kryesore për sezonin e ardhshëm.

Maurizio Sarri

62 vjeç dhe me një dëshirë akoma të madhe për të treguar idetë e tij. Maurizio Sarri, pas lamtumirës nga Juventus, mbetet në pritje të një skuadre të re.

Andre Villas-Boas

Dorëheqja e tij nga Marseille ka bërë bujë. Portugezi është i lirë tashmë në merkato.

Ernesto Valverde

Spanjolli, pas eksperiencës te Barcelona, është gjithashtu në kërkim të një stoli.

Lucien Favre

Lamtumira më e çuditshme e sezonit ka qenë ajo e Lucien Favre. 63-vjeçari është larguar nga Borussia Dortmund në mënyrë të papritur dhe tani kërkon një shtëpi të re.

Frank Lampard

I fundit në rend kronologjik që ka mbetur pa ekip është Frank Lampard. Ish-trajneri i Chelsea-t ka paguar mungesën e rezultateve në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat