Sulmuesit i heqin dy gola

Futboll

Sulmuesit i heqin dy gola

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Sulmuesit i heqin dy gola

Totenhemi i drejtuar nga Mourinho është kthyer te fitorja pas tre humbjesh në Angli, në përballjet kundër Chelseat, Brighton dhe Liverpul. Këtë herë duke ia dalë në shifrat 2:0 kundër West Brom.

Golat janë realizuar nga ana e Kane dhe Son Heung-Min, përkatësisht në minutat 54 dhe 58.

Megjithatë kjo përballje nuk ishte edhe kaq e thjeshtë për vendasit. “Mallkimi” i Moratës për golat e anuluara në Itali duket se ka kaluar te Diagne. Sulmuesi i West Brom ka realizuar me kokë në minutën e 60 dhe në 82, por asnjëra prej tyre nuk është quajtur pasi kanë rezultuar si pozicion jashtë loje.

Po i njëjti futbollist ka qenë shumë afër golit në fundin e pjesës së parë, duke kërkuar orën teknologjike teksa Hugo Lloris e ka pritur topin në vijën fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat