Bayern Munich në finale të Botërorit të Klubeve

Futboll

Bayern Munich në finale të Botërorit të Klubeve

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 0-2 kampionin e Azisë, Al Ahly për t’u kualifikuar kështu në finale të Botërorit të klubeve. Të dy golat janë shënuar nga Robert Lewandowski

Bayern Munchen është në finale të Botërorit të Klubeve.

Klubi gjerman, që është kampion i Europës, e ka mposhtur kampionin e Azisë, Al Ahly me rezultat 0-2.

Bayern e kontrolloi mirë këtë ndeshje që nga fillimi dhe e dominoi Al Ahlyn në çdo pozitë.

Megjithatë, goli i parë i tyre erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes ku Gnabry asistoi për Lewandowskin.

Me rezultat minimal përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Al Ahly i bëri disa herë probleme Bayernit por megjithatë nuk arritën që ta barazojnë rezultatin.

Bayern Munchen do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 86-të.

Kësaj radhe ishte Sane që asistoi në golin e dytë të Lewandowskit.

Bayern në finale të Botërorit të Klubeve pritet që të përballet me Tigres, të cilët fituan kundër Palmeiras gjatë ditës së djeshme me rezultat 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat