Djali i Didier Drogba nis aventurën në Itali

Futboll

Djali i Didier Drogba nis aventurën në Itali

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Djali i Didier Drogba nis aventurën në Itali

Isaac Drogba, djali i legjendës së futbollit afrikan (Didier), është transferuar në futbollin italian.

Pas aventurës në Francë, te skuadra e EA Guingamp, sulmuesi 20-vjeçar tani do të luajë në Ligën e Katërt në Itali, te skuadra e Flogore Cartese.

Që nga 1 korriku i vitit 2020, Drogba i ri kishte mbetur pa skuadër. Ai luajti edhe tek Akademia e Chelseat në sezonin 2018.

Isaacu i ka disa tipare sulmuese të babait të tij, por vetëm ndonjë mrekulli e madhe mund ta bëjë atë si ish-futbollistin e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat