Triumfojnë Teuta e Vllaznia në Grupin A

Futboll

Triumfojnë Teuta e Vllaznia në Grupin A

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:03
Triumfojnë Teuta e Vllaznia në Grupin A

Një tjetër kampionat i është shtuar kategorisë së futbollit të femrave, që është edhe një nga prioritetet absolute të Federatës së Futbollit. Kampionati kombëtar i futbollit për femra U-15 ka startuar ditën e shtunë, me dy ndeshje që janë luajtur në Durrës.

Si do të funksionojë? – Në këtë kampionat do të marrin pjesë 8 ekipe, të cilat do të jenë të ndara në dy grupe, A dhe B. Në Grupin A do të jenë katër skuadra, Murlani, Vllaznia, Kinostudio dhe Teuta, ndërsa në grupin B do të marrin pjesë katër ekipe të tjera, Apolonia, Lushnja, Elbasani dhe Pogradeci.

Ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, sipas shortit të përcaktuar. Dy vendet e para të grupeve do të luajnë gjysmëfinale, me sistemin vajtje-ardhje dhe më pas dy nga ekipet do të kalojnë në finalen e kompeticionit. Çdo skuadër ka në përbërje të saj 9 lojtarë. Ndeshjet do të jenë të ndara në dy pjesë, me 35 minuta çdo pjesë.

Ndeshjet e para të këtij kompeticioni janë luajtur ditën e shtunë. Në grupin A, Murlani është përballur me Teutën, me një sfidë emocionuese, ku bregdetaret shënuan fitoren e parë në grup dhe regjistruan shifrat 0-4. Nga ana tjetër, Kinostudio gjeti Vllazninë, ku shkodranet ia dolën të shënojnë shtatë herë në portën e kryeqytetaseve (0-7).
Kështu, pas dy ndeshjeve të para në grupin A, renditja pas javës së parë është:

1. Vllaznia 3 pikë
2. Teuta 3 pikë
3. Murlani 0 pikë
4. Kinostudio 0 pikë

Ndeshjet e tjera të grupit A do të luhen më 20 shkurt, ku Murlani do të gjejë Kinostudion në shtëpi ndërsa Teuta do të presë Vllazninë në Durrës.

Grupi B do të nisë garën më datë 13 shkurt, ku Apolonia do të presë Elbasanin në Fier, ndërsa Pogradeci do të përballet me Lushnjën në po të njëjtën ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat