Tirana kërkon 1 milionë euro

Futboll

Tirana kërkon 1 milionë euro

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Tirana kërkon 1 milionë euro

Tirana me shumë mundësi deri në qershor do të thyejë rekordin e transferimeve në një skuadër shqiptare.

Pas shitjes së Kobinës 150 mijë euro në Egjipt, skuadra bardheblu mund të arkëtojë më shumë se 1 milion euro nga shitja e tre lojtarëve të tjerë: Ernest Muçi, Marsel Ismajlgeci dhe Jurgen Çelhaka.

Triada që u afrua prej Ze Marias vite më parë, ka ardhur në stacionin e fundit. Në
qershor (mos më parë), ata me shumë mundësi do të ndërrojnë skuadër. Për Ernest Muçin është e kotë të thuash.

Lista e skuadrave që e duan është pa fund. Nga 300 deri në 600 mijë euro është shifra që ofrojnë për sulmuesin bardheblu. Ofertat janë nga çdo vend i mundshëm i Europës dhe jo vetëm, shkruan panoramasport.

Për Marsel Ismajlgecin ka ofertë konkrete nga Lokomotiva e Zagrebit që i kalon 150 mijë eurot, por edhe ekipe të tjera e duan anësorin e Tiranës.

Një tjetër futbollist, që sot mund të ishte shitur, quhet Jurgen Çelhaka. Oferta nga Ukraina, Turqia, Kroacia, Seria B, por edhe shumë skuadra të tjera kanë qenë pa fund.

Vlera e Çelhakës llogaritet 400 mijë euro dhe ofertat rrotulloren te 300 mijë eurot. Kontratat e lojtarëve janë edhe për dy vite, ndërsa bardheblutë nuk do të presin më, pasi Muçimbush 20 vjeç.

Të tre lojtarët, të cilët janë edhe pjesë e Shpresave dhe Kombëtares A, në fushë kanë treguar se tani e meritojnë vendin e titullarit.

Muçi, Çelhaka dhe Ismajlgeci janë nga lojtarët e rëndësishëm të Tiranës së këtij sezoni. Shkëlqyen në Europë dhe po shkëlqejnë në kampionat.

Ata gjithashtu kanë vënë një gur goxha të madh në rrugëtimin e bardhebluve drejt titullit kampion sezonin e shkuar. Përfundimisht, Tirana do të shesë në fund të sezonit tre xhevahirët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat