Rrahmani do ta startojë nga minuta e parë për Napolin

Futboll

Rrahmani do ta startojë nga minuta e parë për Napolin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Rrahmani do ta startojë nga minuta e parë për Napolin

Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, që Napoli e luan ndaj Atalantas.

Mbrojtësi do të ketë rastin të paraqitet në këtë takim pas lëndimit të Kalidou Koulibalyt dhe Kosas Manolasit.

Përveç Rrahmanit, në këtë takim do të luajë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Ndeshja Atalanta – Napoli luhet të mërkurën nga ora 20:45.

Takimi i parë kishte përfunduar pa gola. Rrahmani deri më tani i ka pesë paraqitje për Napolin në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat