Depay: Kam lexuar që Ronald Koeman ishte pak i ofenduar

Futboll

Depay: Kam lexuar që Ronald Koeman ishte pak i ofenduar

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Depay: Kam lexuar që Ronald Koeman ishte pak i ofenduar

Të mërkurën, më 16 shkurt, një nga sfidat e para me eliminim direkt të Champions-it do të jetë Barcelona-PSG.

Dhe shkëndijat e para tashmë po shpërthejnë. Koeman do të preferonte të mos fliste për të ardhmen e Messit, veçanërisht para përballjes me parizienët, edhe pse këta të fundit e shpallën publikisht objektiv yllin argjentinas.

Një veprim, që trajneri Blaugrana nuk e pëlqeu aspak, por duhej të merrte përgjigjen e… Rudi Garcia, kryepankina e Lyon.

“Kam lexuar që Ronald Koeman ishte pak i ofenduar, pse PSG foli për Messin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Po kur ai foli për Depay, pas përfundimit të tregut të transferimeve, a nuk mendonte kështu…” – tha Garcia për “BeIn Sports”, duke iu referuar presionit të Barçës për Depay.

Sulmuesi i Lyon ishte, si Messi, i dëshiruar publikisht nga klubi Blaugrana. Pastaj mbeti në Francë, edhe pse kontrata e tij do të skadojë qershorin e ardhshëm. Garcia nuk humbi rastin për t’ia kujtuar Koemanit këtë “paralele”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat